Foto ilustruese

'Klasikja e Shqipërisë', Vllaznia e pret Tiranën me kuaj

29 Shkurt, 11:02| Përditesimi: 29 Shkurt, 11:17

  • Share

SHKODËR - Vllaznia dhe Tirana luajnë të shtunën në orën 17:00 për javën e 26-të në Superligë. Në Shkodër zhvillohet një nga ndeshjet më të forta në vend, me "Klasiken e Shqipërisë" që do ketë surpriza.

Klubi kuqeblu bën me dije se në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës do zhvillojnë një parakalim në stadium me kuaj të racës arabe, me qëllimin për të rikthyer sportin e hipizmit.

"Për ta bërë edhe më të bukur dhe sa më festiv ambjentin, Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë planifikuar që përpara ndeshjes, në stadiumin "Loro Boriçi" të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe, kjo si pjesë e një projekti të Bashkisë për rikthimin e sportit të hipizmit që ka një traditë të hershme në qytetin tonë", njofton Vllaznia.

Pas javës së 25-të Vllaznia me 43 pikë mban vendin e dytë, tetë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?