Cirku Kombëtar

Klajd Ymeri emërohet drejtor i ri i Cirkut Kombëtar

13 Prill 2023, 20:43| Përditesimi: 14 Prill 2023, 14:40

  • Share

Megjithëse ende nuk kanë një çadër për shfaqjet e tyre, artistët e Cirku Kombëtar kanë tashmë një drejtues të ri. Me vendim të qeverisë dhe propozim të ministrisë së Kulturës, Klajd Ymeri është emëruar drejtor i ri i Cirkut Kombëtar.

‘EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.’- thuhet në vendimin e qeverisë.

Artistët e Cirkut Kombëtar tashmë janë vendosur në zonën e 'Kristal Center' në Tiranë. Në tetor të vitit 2021, përmbaruesit çmontuan çadrën e Cirkut Kombëtar, Gjykata Administrative me vendim të formës së prerë i kaloi truallin ku ndodhej cirku, pronarit privat. Pas çmontimit të çadrës, ministrja e Kulturës Elva Margariti premtoi një shtëpi të re për artistët, por ende ata nuk kanë një çadër.

Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?