Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

Kjo që po ndodh në PD është karagjozllëku dhe halabakllëku më i ndyrë i gjithë historisë së Shqipërisë

10 Tetor 2023, 09:43| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 09:46

  • Share

Kjo që po ndodh në PD është karagjozllëku dhe halabakllëku më i ndyrë i gjithë historisë së Shqipërisë që kur ajo ekziston.

Kur sheh në TV personazhet e gjithë kësaj vorbulle, të duket sikur kafshët e moçalit, duke filluar nga mishngrënësit, barngrënësit, gjitarët, zvarranikët, njëthundrakët, dythundrakët etj., paskan qenë ngecur aty dhe paska qenë fat i madh për vendin që, për shkak të një truku, siç ishte pamundësia e të kandiduarit me koalicione, nuk e patën mundësinë për ta shndërruar edhe Shqipërinë siç kanë katandisur PD-në dhe opozitën.

Paskemi qenë të bekuar që për një fije pushteti paska qëndruar larg njerëzve të tillë, pa din dhe pa iman, që do ta shndërronin shtetin, ministritë, drejtoritë, prefekturat, bashkitë, policitë, shëndetësitë... etj., në hane të mëdha, pa dyer dhe dritare, pa rregulla dhe merita, pa vlera dhe virtyte, pa moral dhe ndershmëri, por duke shumëfishuar të keqen e vetes së tyre gjithandej.

Përfytyro një moçal shtet sipas modelit të moçalishtes që kanë katandisur partinë e tyre.

Sot, natë e ditë pa ndalur, pa rreshtur, pa u lodhur, të oshëtijnë thirrjet e korbave dhe qyqeve, zhabave, gjarpërinjve, lakuriqëve të natës..., të një partie që pretendon se është e djathtë, edhe pse kurrë s'ka qenë e tillë, që për të vazhduar kullat dhe pazaret, përfitimet dhe hajgaret, bëjnë thirrjen më absurde; thirrjen për bashkim, që s'ka kush ta dëgjojë, sepse elektorati ka kohë që ka avulluar...

Edhe buka prej brumi kur ndahet nuk ngjitet më, le partia prej ideshë...!

Ç'a duan të bashkojnë këta?

Hijet?

Të bashkohen rreth fantazmave?

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 10/10/2023 11:39

    @Namir Lapardhaja, po na "uron" qè nuk paskemi kèta horrat e degjeneruar tè PD nè zyrat e administratès sè shtetit. FALEMINDERIT PÈR ASGJÈ, LAPARDHAJA. Po mirè more zotèri. Meqè hyre nè kèto ujèra, kè kemi ne shqiptarèt pèr momentin nè ato zyrat qè pèrmènde? Kemi hajdutè ordinerè qè gjykatat po i dènojnè çdo ditè dhe SPAK i heton, apo jo? Apo edhe tek hajdutèt, paskemi filluar tè bèjmè ndarjen sipas ngjyrave tè kapeles? Ai me kapelen rozè,,ia boftè zoti hallall,,kètij me blu,,,i raftè damllaja. Provojeni mbase tek teatri i kukullave, Lapardhaja, atje mbase shkojnè kèto teza "shumè interesante". Fakt èshtè, qè si njèra dhe tjetra palè, VJEDHIN POPULLIN E TYRE, PIKÈ. Ndryshimi, qèndron tek fakti i vetèm pervers, qè njèra palè ka vrarè me dorèn e saj pèr tè vjedhur dhe mbajtur gjènè e vjedhur ndèrsa pala tjetèr nuk vret me dorèn e saj. Kètè "punè", e bèjnè maunet dhe gomonet pèr nè Mbretèrinè e Bashkuar, ku marrin rrugèt "fatlumèt shqiptarè" sepse hajdutèt nè pushtet, nuk u japin as mundèsinè e mbijetesès. Kuptove gjè mo Lapardhaja? Apo tè mè rrojè hajduti im,,pa Shqipèrisè, çi qi tèmèn?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?