Sport

Ekskluzive/ ‘Kjo është Tirana ime’, Shehi zyrtarizon largimin e Çelhakës: Mos u çudisni nëse ikin edhe të tjerë futbollistë, Ngoo dhe Seferi do luajnë titullarë

26 Gusht 2021, 16:11| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 17:53

  • Share

“Ne jemi skuadër që jemi ndërtuar, gjithmonë sipas mendimit tim, për të qenë në majë dhe për të luftuar për titullin kampion.”

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, ka lënë pas krahëve sezonin e kaluar kur bardheblutë u renditën në vendin e pestë, ndërsa tani është shumë entuziazt për skuadrën dhe merkaton.

“Është e vërtetë që çdo lojtar që është afruar është me dëshirën time. Në kokë kam ndërtuar Tiranën ashtu siç mendoja. Besoj se kemi bërë merkato të mirë dhe të duhur për të zëvendësuar edhe ato emra të të rëndësishëm që janë larguar,”-deklaron Shehi.

Trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë pranoi ekskluzivisht edhe shitjen e mesfushorit Çelhaka, për të cilin thuhet se do transferohet te Legia e Varshavës për 250 mijë euro, ndërsa shtoi se futbollistë të tjerë në skuadër mund të ndjekin shembullin e 21-vjeçarit.

“Mos u çudisni që rastin e Çelhakës ta ndjekin edhe lojtarë të tjerë sepse janë cilësorë dhe të kërkueshëm në treg. Për rrjedhojë në skuadër do përfshijmë edhe elementin e ri për të vazhduar traditën dhe për t’u mbështetur te lojtarët e akademisë,”-tha ai.

Për shumë tifozë të Tiranës mund të ketë pikëpyetje se kush do jetë sulmuesi kryesor i sezonit të ri, Taulant Seferi që është pjesë edhe e kombëtares apo Ngoo me të cilin bardheblutë fituan titullin kampion. Për Shehin është gjithçka e qartë.

“Nuk kemi luksin që të lëmë në stol Taulantin apo Ngonë, kështu që do të jenë të dy në fushë,”-u shpreh Shehi.

Numri 1 i pankinës së bardhebluve që në sezonin e ri përveç Teutës, Vllaznisë dhe Partizanit rival për titull të jetë edhe Dinamo, e rikthyer në Superligë pas 9 vitesh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?