Kjo është infermierja shtatzënë që shërben në spitalin Infektiv që prej ditës së parë të pandemisë (Foto)

6 Mars 2021, 19:40| Përditesimi: 6 Mars 2021, 19:48

  • Share

Infermierja Geralda Alsula është në pritje për t’u bërë nënë por çdo ditë u shërben pacientëve me COVID në spitalin Infektiv.

Që prej ditës së parë të pandemisë në vendin tonë Geralda  shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në këtë spital.

Foton e saj e ka shpërndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa e ka vlerësuar për punën e vështirë.

Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën në reanimacionin e këtij spitali, shkruan ministrja.

“Prej ditës së parë të epidemisë në vend, Geralda Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv. Me përkushtim e sakrificë, Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën, sot e gjithë ditën, teksa është në pritje për t’u bërë nënë”, shkruan ministrja.

Infermierja Geralda Alsula

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?