E moshuara Zyra Selimi, e cila ka humbur

Kjo 78-vjeçare nga Durrësi nuk mban mend banesën! Kush e njeh të kontaktojë policinë

8 Nëntor 2020, 20:52| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 21:06

  • Share

DURRËS- Kjo 78-vjeçare, Zyra Selimi nga Durrësi ka humbur shtëpinë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 78-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj. Aktualisht ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit.

Kush e ka parë është i lutur që të kontaktojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës.

"Gjatë pasdites, në Shkozet, është gjendur e vetme në rrugë shtetasja Zyra Selimi, 78 vjeçe, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj dhe të dhëna të familjarëve.

Aktualisht kjo shtetase gjendet në ambientet e DVP Durrës.

Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fertik: 08/11/2020 22:04

    ra martojme me Biden sepse edhe sdi ku ka koken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?