‘Kitesurf’ në Vlorë, flamuri kuqezi valëvitet mes detit

29 Nëntor 2023, 14:53| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 14:56

  • Share

Një grup të rinjsh nga kryeqyteti, të apasionuar pas “Kitesurf” kanë valëvitur flamurin shqiptar në mes të detit.

Pavarësisht temperaturave, duket se era brenda gjirit të Vlorës i ka ndihmuar te realizojnë sfidën.

5 djemtë ushtrojnë këtë sport ujor prej vitesh, edhe pse në dukje I rrezikshëm ata shprehen të sigurt në ndjekjen e pasionit te tyre.

“Kemi ardhur sot për të festuar ditën e flamurit, Vlora është një nga qytetet më të bukura. Këtë sport e ushtrojmë kur ka erë dhe në plazhet që ka rërë, Vlora mbetet e duhura. Nëse i përmbahesh rregullave është sport i sigurt, i preferuar mbetet plazhi i Zvërnecit. Sot për ditën e festës na përkoi era e duhur.”

Kitesurfing është një sport I veçante edhe pse jo shumë i njohur në vendin tonë, duket se ka gjetur zbatim nga të rinj të cilët e frekuentojnë prej vitesh me radhë që nga Adriatiku deri në Jon.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?