Zaptoi hapësirën publike të plazhit, vihet nën hetim pronari i subjektit në Sarandë, i sekuestrohen 132 çadrat dhe shezlongët

5 Gusht 2022, 13:26| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 14:09

  • Share

SARANDË- Pronari i një subjekti, 36-vjeçari me iniciale A.L., është vënë nën hetim pasi kishte zaptuar hapësirën publike të plazhit në vendin e quajtur “4 ishujt” në Ksamil duke vendosur 132 çadra dhe shezlongë pa pasur lejen përkatëse.

132 çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë.

Materialet në ngarkim të pronarit të subjektit u referuan në Prokurori dhe nisi hetim ndaj tij për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?