Foto ilustruese

Kishte shkuar për të prerë dru, 62-vjeçarin në Maliq e zë kali poshtë dhe ndërron jetë

2 Tetor 2023, 19:27| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 19:28

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në fshatin Gjyras, ku një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka zënë kali poshtë.

Sipas informacioneve nga policia, viktima kishte shkuar për të prerë dru në mal me kalë por gjatë rrugës është rrëzuar dhe kali e ka zënë poshtë duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht viktimën e gjetën banorët dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?