Kishte shkuar me pushime me të bijën, mbytet i moshuari në Zvërnec

3 Gusht 2020, 12:14| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 12:17

  • Share

Një 68 vjeçar është mbytur në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur "Hunda e Plakut".

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ku 68 vjeçarit me iniciale S.Dh., dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

I moshuari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?