Aeroporti i Rinasit dhe kartmonedha 50 eruo

Kishte shkelur rregullat Schengen/ 36-vjeçari tenton të korruptojë me 50 euro punonjësin në Rinas, arrestohet

7 Dhjetor 2020, 14:43| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 14:48

  • Share

Një 36-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia Kufitare e Rinasit pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës, për shkak se kishte kaluar afatet e qëndrimit në zonën Schengen. Ai i ofroi policit një kartëmonedhë 50 euro, për të udhëtuar sërish drejt vendeve të BE-së.

"Shtetasi F. A., 36 vjeç, rreth orës 09:30 është paraqitur në aeroport, për të udhëtuar drejt një vendi të BE-së. Pas mbërritjes në kabinën e kontrollit kufitar, ky shtetas ka paraqitur pasaportën e tij si dokument udhëtimi dhe boarding pass.  

Nga ana e efektivëve të Policisë Kufitare i është kërkuar një dokumentacion shtesë që të justifikonte qëllimin e udhëtimit të tij, pasi u konstatua se kishte konsumuar afatin e qëndrimit në zonën Schengen. Ky shtetas nuk ka pasur ndonjë dokument qëndrimi në vendet e zonës Schengen dhe për këtë arsye është njoftuar nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare se do i refuzohej dalja nga Shqipëria.   

Pasi ka marrë këtë njoftim, shtetasi F. A. ka nxjerrë një kartëmonedhë  50 euro, me të cilën ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare.  

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., për veprën  penale "Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike". Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare, e cila  apelon për të gjithë ata qytetarë që duan të qarkullojnë drejt vendeve të BE-së, që të plotësojnë të gjitha kriteret për të qarkulluar dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, pasi do përballen me ligjin.

Kartmonedha 50 euro që i ofroi policit

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?