Lezhë

Kishte përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, arrestohet pas një viti arrati 33-vjeçari në Lezhë

21 Qershor 2023, 12:35| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:48

  • Share

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim si bashkëautor në një rast të kultivimit të kanabisit në Lezhë , të goditur nga uniformat blu rreth një vit më parë, është vënë në pranga.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar “Next”, i zhvilluar rreth një vit më parë, është arrestuar pas një viti në arrati Erjon Mirukaj, 33 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, i cili është përfshirë edhe më parë në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari, në bashkëpunim me Erbardh Gjeloshi, i cili u arrestua në flagrancë nga policia një vit më parë kultivuan kanabis, në një magazinë, me anë të llambave, dhe në një territor të hapur, buzë lumit Drin.

Për pasojë Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?