Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje kokaine, arrestohet 54-vjeçari në Fier

12 Shtator 2023, 09:56| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 09:59

  • Share

Eduart Rexhepaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, në lagjen "16 prilli", policia konstatoi se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, në doza.

Nga ky ambient, me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?