Pamje nga droni i policisë ku duket hapësira e mbjellë me kanabis

Kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar, droni i policisë ‘kap mat’ 27-vjeçarin në Lezhë, shpallet në kërkim

21 Qershor 2022, 11:41| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 11:43

  • Share

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 27 vjeçar pasi kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lalm i Ri.

Fatmir Pepa i cili ishte dhe banor i fshatit kishte shfrytëzuar një zonë të pyllëzuar për mbjelljen e kanabisit por u ‘kap mat’ nga droni i policisë.

Gjithashtu, në afërsi të parcelës, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike kanabis.

Ndërkohë po vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?