Kishte mbjellë 80 fidanë kanabis, kapet 16 vjeçari në Malësinë e Madhe! Hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës

30 Prill 2023, 12:36| Përditesimi: 30 Prill 2023, 12:46

  • Share

Një 16 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si autori i mbjelljes së 80 fidanëve të kanabisit në Malësinë e Madhe.

Gjatë kontrolleve me dron, janë zbuluar fidanët e kanabisit të mbjellë nga i mituri në fshatin Koplik i Sipërm. Për pasojë kubikët me kanabis janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërsa 16 vjeçari u kap dhe u la i lirë për shkak të moshës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?