Foto ilustruese

Kishte lidhje intime me gruan e tij, shqiptari qëllon për vdekje me thikë 57-vjeçarin italian në Romë

23 Dhjetor 2022, 15:30| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 15:51

  • Share

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Romë, ku një 47-vjeçar shqiptar qëlloi me thikë për vdekje një 52-vjeçar italian. Xhelozia mund të ketë qenë motivi i krimit të rëndë pasi dyshohet se viktima kishte marrëdhënie sentimentale me gruan e tij.

Mbrëmjen e 22 dhjetorit, 47-vjeçari shqiptar goditi me thikë në qafë Nazzareno Paolo Teti, i cili ndodhej në rrugën Via Borghesiana, pas kësaj, autori shqiptar u largua nga vendngjarja.

Pak pas zbulimit të krimit, autoritet nisën menjëherë hetimet dhe falë ndihmës së kamerave ne zonë dhe dëshmive u arrit identifikimi i autorit të dyshuar, në një kohë shumë të shkurtër. Pas zbulimi të identiteti autoritetet u vunë në ndjekje ku arritën ta kapnin në një parking dhe e vunë menjëherë në pranga.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?