Kishte kultivuar 305 bimë kanabis në vende të ndryshme në Krujë, arrestohet 27-vjeçari, në hetim shoku i tij

2 Shtator 2023, 09:29| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 09:32

  • Share

Një i ri është arrestuar nga policia e Krujës për kultivim kanabisi, ndërsa shoku i tij është vënë nën hetim nga policia. Sipas policisë 27-vjeçari, Alfred Doçi banues në Fushë-Thumanë, kishte kultivuar 305 bime narkotike në tre vende të ndryshme.

I iu kishte kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?