Kishte kultivuar 220 fidanë kanabis në një serë, në pranga 58-vjecari në Shkodër

22 Prill 2023, 11:02| Përditesimi: 22 Prill 2023, 11:20

  • Share

Një 58-vjecar është arrestuar pasi kishte përshtatur një serë në tokën e tij dhe kishte kultivuar 220 fidanë kanabis.

Gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë në Shkodër, policia ka evidentuar një rast të kultivimit të lëndëve narkotike.Ku një 58-vjeçar kishte përshtatur një serë të vogël në tokën e tij për të kultivuar kanabis.

220 kanabis të mbjellë në kubikët e gjetura në serën e 58-vjecarit, u dogjën nga policia, ndërsa një pjesë e tyre u mbajtën nën cilësinë e provës materiale.

Për rrjedhojë S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër u arrestua në flagrancë si autori i dyshuar i kësaj vepre të kundërligjshme.

Ndërkohë që kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, vijojnë, me qëllim parandalimin e rasteve të tjera të kultivimit të lëndëve narkotike.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?