‘Kishte kufoma që lundronin gjithandej’, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë

26 Shkurt 2023, 21:38| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 21:54

  • Share

1677444840_ore.PNG

Numri i viktimave nga përmbytja e anijes me emigrantë në brigjet e Italisë ka shkuar në 59. Një mjekje ka rrëfyer për mediat italiane tmerrin që ka përjetuar kur ka mbërritur në vendim e ngjarjes.

“Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur.

Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë. Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim në jetë, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në bregun italian, fundoset anija me refugjatë! 59 të vdekur, mes tyre 14 fëmijë, dhjetëra të zhdukur! Mjekja: Kufomat lundronin gjithandej


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?