VIDEO/ Kishte kthyer një lokal në shtëpi bari, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim që prej viti 2021

13 Prill 2023, 13:34| Përditesimi: 13 Prill 2023, 13:50

  • Share

KRUJË- Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim që nga viti 2021, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin përshtatur një lokal në Kurbin në ‘shtëpi bari’. Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me për 29-vjeçarin Taulant Baroka.

Nga kontrolli i ushtruar aso kohe, në shtëpinë e barit u vunë në pranga 7 persona, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si edhe u sekuestruan 506 bimë kanabisi dhe 58 kg kanabis.

Gjatë operacionit policor të koduar "Bushneshi", i zhvilluar në muajin dhjetor 2021, 29-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë, Lek Allamanin dhe Gimi Hidën, kishte përshtatur me llamba, një lokal në katin e parë të një banese, në Kurbin, për kultivimin e bimëve narkotike.     

Gjithashtu në vitin 2021 u arrestuan për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", shtetasit: Xhemal Danieli, 58 vjeç, banues në Bushnesh, më detyrë elektricist, Xhevalin Kaca, 56 vjeç, banues në Mamurras, me detyrë elektricist, Bib Gjergj, 33 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë përgjegjës në OSHEE Kurbin dhe Alfred Fufi, 53 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në transformatorin elektrik me pjesën e jashtme që furnizonte me energji ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale kultivim i bimëve narkotike. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?