Policia e Vlorës arreston autorin e 7 vjedhjeve në lagje të ndryshme të qytetit! Kamerat e sigurisë zbardhin grabitjet e 40 vjeçarit (EMRI+VIDEO)

11 Maj 2023, 15:40| Përditesimi: 11 Maj 2023, 15:53

  • Share

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte kryer disa vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit. Në pranga ka rënë 40 vjeçari i identifikuar si Zigur Veshaj pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje dhe pas hetimeve të kryera u zbulua që kishte kryer edhe 6 vjedhje të tjera.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihen disa prej vjedhjet e kryera nga Veshaj në vende të ndryshme. 

Grabitjet e kryera nga 40 vjeçari i arrestuar:

1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;  

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë; 

3. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market; 

4. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë; 

5. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan; 

6. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.

Ndërkohë policia ka vijuar me veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?