Foto ilustruese

Kishte kryer 23 vjedhje në Itali, arrestohet shqiptari në Spanjë! Ishte pjesë e bandës kriminale që grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze

15 Shtator 2022, 21:40| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 21:45

  • Share

SPANJË-  Një shqiptar i kërkuar në Itali si autori i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Lombardisë u arrestua në Spanjë.

Sipas policisë, dyshohet se ai ishte pjesë e një bande kriminale, e cila grabiste bizhuteri dhe veshje luksoze.

Shqiptari u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar. I arrestuari  është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?