Marian Kola

Kishte krijuar një kompani të rreme kondicionerësh dhe i mori një të moshuareje përmes mashtrimit 14 mijë dollarë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në SHBA

8 Janar 2023, 14:14| Përditesimi: 8 Janar 2023, 14:27

  • Share

SHBA- Një 24-vjeçar shqiptar, Marian Kola është arrestuar në North Napels të Floridas nën akuzën e mashtrimit, ku viktimë ka rënë një e moshuar, nga e cila ka përfituar 14 mijë dollarë.

Autoritetet thonë se ai drejtonte një kompani të rreme të ajrit të kondicionuar, madje 'kompania fantazmë' e të riut shqiptar, “Kola Cooling” në dukje dukej si një biznes i vërtetë. Ai nuk kishte licencë, dhe shfaqte numrin e licencës së biznesit të një personi tjetër në kartën e tij të biznesit dhe automjetin e shërbimit.

Rasti u zbulua nga padia e një 77-vjeçareje, të cilës i kishte montuar një sistem ajrimi të vjetër dhe pa garanci, pasi i kishte shfaqur probleme, i riu shqiptar i kishte marrë më pas shuma të ndryshme parash për t’ia rregulluar.

Kola përballet me akuzat për mashtrim, vjedhje, krime ndaj një të moshuari dhe përdorimin e një kontrate që nuk ishte e tij.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 08/01/2023 18:40

    c paskemi qene shqiptaret mor jahu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?