Në foto 7-vjeçari që u gjet nga Policia

Kronikë

Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, Policia gjen 7-vjeçarin dhe ua dorëzon familjarëve

8 Korrik 2021, 16:37| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 16:39

  • Share

Një 7-vjeçar, i cili kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, është gjetur pasditen e sotme nga Policia. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i mituri u gjet në zonën e Kunes dhe iu dorëzua shëndoshë e mirë familjarëve.

"Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone. Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë", njofton Policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?