Foto ilustruese

Kishte grabitur para dhe bizhuteri me vlerë në 9 makina të ndryshme, arrestohet 50 vjeçari shqiptar në Greqi

14 Shkurt 2023, 17:28| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 17:29

  • Share

Një 50 vjeçar shqiptar, është arrestuar në zonën e Agion Nikolaos në Greqi ku kishte vjedhur vazhdimisht makina të personave të ndryshëm. Sipas hetimeve të policisë, 50 vjeçari ka kryer 9 grabitje makinash, ku hynte me dhunë dhe merrte paratë që drejtuesit e mjeteve linin aty dhe bizhuteritë me vlerë.

Pas arrestimit të tij, i është gjetur një kapuç, elektrik dore dhe mjete të tjera për vjedhje. Sipas mediave greke, shqiptari kishte kryer grabitje të makinave në këtë zonë që nga tetori i vitit të kaluar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?