Foto ilustruese

Kishte grabitur e më pas vrarë një person në Shqipëri, arrestohet pas 22 vitesh në Itali 40-vjeçari shqiptar

13 Korrik 2022, 09:30| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 09:37

  • Share

ITALI- Pas 22 vitesh në kërkim, arratia e 40-vjeçarit shqiptar mori fund.

Ai është vënë në prangat e Policisë Italiane, për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilët e kanë dënuar me 25 vite burg për vrasje. Nga sa mësohet, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, në 2000 ka vrarë një person gjatë një grabitjeje në Shqipëri.

Ai ishte zhvendosur në Itali, ku vijonte jetën i qetë me identitet të ndryshuar e ku kishte ndërtuar edhe familjen e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?