Tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të fshehura në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, arrestohet 37 vjeçari (EMRI)

13 Qershor 2023, 09:02| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 12:22

  • Share

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e autobusit.

Në pranga ka rënë Elson Rrodhe, shofer i autobusit të linjës Bari-Durrës. Pas kontrollit të bërë nga policia në tavanin e mjetit që drejtonte iu gjetën 99.700 euro të padeklaruara të ndara në 8 paketime.

Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Grupi hetimor i policisë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

1686639653_euro.jpg

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/06/2023 01:53

    Akuza nuk eshte e plote. /Mosdeklarimit/ i duhej shtuar /fshehje/ dhe /trafikim/ i sendeve me vlere dhe ndoshta me vone /bashkepunim me grupet kriminale/,nese vertetohet qe keto para vine nga bota e krimit.

    Përgjigju
  • Gazheli: 13/06/2023 10:56

    Sa xhepista mban kjo bote

    Përgjigju
    • Genti: 13/06/2023 11:19

      Eh mor Gazhel, desh ike me ato videot ne Durres ti po ctu besh gjobaxhinjeve, 100 000 fytyrshave. Rri tani e sundo si bob, se i ke blere te gjithe dhe te pergezoj se keshtu eshte kur ska burra, shitin e blihen si kv.

  • Gati: 13/06/2023 10:10

    Si i kanë bo gati, i kanë numëruar dhe shënuar të gjitha pakot, s'ka nevojë shteti me u lodh e i hap me i numëruar?

    Përgjigju
  • Timonier: 13/06/2023 09:25

    Prandaj ka rënë euro, se sasia e kapur një pjesë shkon në shtet e shumica tek i zoti që punon në shtet.

    Përgjigju
    • 100 mijë: 13/06/2023 10:13

      Apo 99700?

  • Emigranti: 13/06/2023 09:13

    Zakonisht ne 100mij qe i sekuestrohen, 20mij ndahen neper xhepat e gjobvenesve te shtetit dhe 80mij i kthehen mbrapsht te zoterve. Leku forcohet cdo dite fale ketyre qe fusin eurot me thase nga jashte. Rrofte amnistia fiskale qe do i behet emigranteve.

    Përgjigju
    • Emigaranti: 13/06/2023 11:09

      Këto 100mijë janë për shtetin, pjesa tjetër ka shkuar tek i zoti, nuk është deklaruar e kapur

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?