Arma e zjarrit e sekuestruar në Mirditë

Kishte fshehur automatikun poshtë sediljes së makinës, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë (EMRI)

7 Tetor 2022, 16:26| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:37

  • Share

MIRDITË- Një 19-vjeçar i identifikuar si Danjel Gjinaj ka rënë në pranga në fshatin Lëkundë pasi iu gjet një armë zjarri “automatik” të cilin ai e kishte fshehur nën sediljen e makinës me të cilën po lëvizte.

Pas marrjes së informacioneve për një person se po lëvizte më armë zjarri pa leje në zonë, u organizua dhe zhvillua operacioni policor i koduar “Befasia” në fshatin Lëkundë të Mirditës ku ndaluan një makinë të cilën drejtonte i riu dhe ku gjetën armën pa leje.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se poshtë sediljes së mjetit ai kishte fshehur një automatik, një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan. 19-vjeçari Gjinaj, banues në Mirditë u arrestua dhe akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?