Kronikë

Kishte fshehur automatikun në kofanon e makinës, arrestohet 44-vjeçari në Fier

29 Gusht 2021, 09:33| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 09:40

  • Share

FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier sepse pas kontrollit të ushtruar nga policia ka rezultuar se në kofanon e makinës kishte fshehur një automatik dhe 30 fishekë. Si pasojë 44-vjeçari është arrestuar, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit dhe krehëri me 30 fishekët.

Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është identifikuar si Artur Muka(Plaku), banues në Fier. Ndërsa ai ka qenë duke udhëtuar në lagjen 1 maji me një mjet tip "Citroen", në momentin që i është ushtruar kontrolli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?