Armët e sekuestruara

Kishte fshehur kallashnikov e municion luftarak në çatinë e shtëpisë, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Tiranë

29 Qershor 2022, 14:08| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 14:14

  • Share

TIRANË-  Në banesën e një 25-vjeçari me iniciale H.A, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", u gjetën  dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak.

I riu i kishte fshehur armët pa leje në çatinë e shtëpisë.

Policia u njoftua se në banesën e të riut kishte armë zjarri pa leje, dhe nisur nga kjo policia kreu kontroll të befasishëm ku gjeti dhe armët.

25-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?