Kishte frikë se mos infektohej me COVID-19, me Premier League rikthehet edhe Kante

29 Maj 2020, 11:39| Përditesimi: 29 Maj 2020, 11:41

  • Share

N’ Golo Kante, mesfushori i Chelsea-s, është rikther të enjten të stërvitet me skuadrën pas frikës që kishte për infektimin. Futbollisti prej disa ditësh kishte refuzuar të kthehej në qendrën stërvitore, pasi COVID-19 e kishte frikësuar atë si rrjedhojë e disa njohjeve që e kishin kaluar më parë pandeminë.

Gjithsesi pavarësisht rikthimit në stërvitje Kante ka preferuar të qëndrojë vetëm dhe të mos bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, në një kohë kur nga mesjava në Premier League klubet janë lejuar të stërviten në grupe.

Dje Premier League njoftoi për katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 12 numrin total të tyre në një kohë kur janë kryer gjithsej 2700 teste. Sakaq po të enjtën Liga e Premier League ku bëjnë pjesë edhe klubet vendosën unanimisht për rifillimin e kampionatit të ndërprerë me 20 qershor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?