Lënda narkotike dhe arma e sekuestruar në Spanjë

Kishte drogë dhe armë në banesën që kishte marrë me qira, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë! U zbulua nga pronarja, kishte shkuar të kontrollonte shtëpinë

14 Nëntor 2022, 16:03| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:06

  • Share

Një 20-vjeçar shqiptar në Spanjë ka rënë në pranga pasi në banesën që kishte marrë me qira u gjet një sasi lënde narkotike, si dhe armë. Ishte vetë pronarja e banesës e cila ka bërë denoncimin në polici.

Ajo kishte shkuar të martën e kaluar, më 8 nëntor në banesën e saj në lagjen Eixample, në Barcelonë për të kontrolluar nëse çdo gjë ishte në rregull, por brenda shtëpisë gjeti një pistoletë dhe disa pako të dyshimta që dukej se përmbanin drogë, siç raportohet nga Mossos përmes llogarisë së tyre në Twitter.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?