Foto ilustruese

​​​​​​​Kishte dalë për të peshkuar në liqenin e Prespës së Madhe, gjendet i mbytur 40-vjeçari (EMRI)

28 Gusht 2022, 16:19| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 16:43

  • Share

Teksa kishte dalë për të peshkuar në liqenin e Prespës së Madhe një 40-vjeçar i identifikuar si Fredi Ceno është gjendur i mbytur nga policia.

Trupi i viktimës është gjendur në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit pa shenja dhune. Ceno ishte banues në fshatin Bitinckë të Devollit. Ende nuk dihet nëse vdekja e tij ka qenë aksidentale apo ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?