Paratë e gjetura në Pikën Kufitare Rinas

Kishte ardhur nga Anglia me mbi 25 mijë paundë të fshehura, 28-vjeçari vihet nën hetim! U kap në Rinas

20 Shtator 2022, 11:48| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 12:00

  • Share

TIRANË- Një 28-vjeçari me iniciale F.B. iu gjetën në pikën kufitarë të Rinasit 21 550 paundë stërlina të fshehura në një çantë.

Këto para, i riu i cili është rezident në shtetin anglez nuk i kishte deklaruar në pikën kufitare, sikurse është detyrimi ligjor. 28-vjeçari u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi" dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?