Paratë e sekuestruara

Po kalonte pikën kufitare në Morinë me 20 000 paund të padeklaruara, nën hetim 32-vjeçari nga Kosova

11 Dhjetor 2022, 14:05| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 14:49

  • Share

Një 32-vjeçar me origjinë nga Prishtina po ndiqet në gjendje të lirë nga policia pasi iu sekuestruan 20 000 paund të padeklaruara. . Pas dyshimeve të policisë në kufi të Morinës,  atij iu bë një kontrrol më i imtësishëm, nga i cili policia sekuestroi paratë që i kishte fshehur në kroskotin e makinës “Audi” që drejtonte.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?