Kishin vjedhur disa viça në Greqi dhe po i sillnin në Shqipëri, arrestohen në kufi 4 shqiptarët

19 Mars 2022, 10:10| Përditesimi: 19 Mars 2022, 10:13

  • Share

Në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, janë arrestuar 4 persona, pasi kishin vjedhur disa viça në Greqi dhe po i tentonin t’i kalonin ndërmjet kufirit të gjelbër në Shqipëri.

Policia kufitare ka arrestuar Florian Dodën, 57 vjeç, Erjon Bendaj, 38-vjeç, Xhulio Doda, 23-vjeç, dhe Mario Doda, 50 vjeç.

Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Ato u arrestuan për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?