Kishin organizuar lojëra të paligjshme fati në Tiranë, 5 persona në pranga! Sekuestrohen më shumë se 900 mijë lekë dhe 7 kompjuterë

27 Janar 2023, 14:06| Përditesimi: 27 Janar 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- Janë goditur 2 raste të organizimit të lojërave të paligjshme të fatit në kryeqytet ku si rezultat 5 persona kanë rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dh 160 euro.

Janë arrestuar Emrah Rizvani, 27-vjeç, Arlind Zenelaj, 23-vjeç, Renaldo Katragjini 38-vjeç, Greis Marxhushi, 20-vjeç dhe Uneis Hoxholli, 20-vjeç.

Gjatë kontrolleve në një lokal në rrugën "Irfan Tomini" dhe në një lokal në bulevardin "Gjergj Fishta", efektivët zbuluan se aty organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

27-vjeçari Rizavi ka qenë dhe më  parë i arrestuar për të njëjtën vepër penale. 27 -vjeçari u arrestua rreth 3 vite më parë në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave” ku u arrestuan 87 persona, mes tyre edhe Gramoz Muratajn i njohur si bosi i basteve dhe Elvis Mulajn, vëllai i ish shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

Ora 14:29
Edhe më parë i prangosur për ‘kumar’, kush është 27-vjeçari që ra sërish në pranga sot

Gramoz Murataj dhe disa prej të arrestuarëve

Emrah Rizavi, 27-vjeç, i cili ra sot në prangat e bluve të kryeqytetit si përfshirë në organizimin e  paligjshëm të lojërave të fatit ka qenë dhe më  parë i arrestuar për të njëjtën vepër penale.

27-vjeçari u arrestua rreth 3 vite më parë në kuadër të operacionit “Fati i Lojërave” ku u arrestuan 87 persona, mes tyre edhe Gramoz Muratajn i njohur si bosi i basteve dhe Elvis Mulajn, vëllai i ish shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?