Foto ilustruese

Kishin ndërtuar pa leje, në plazhet e Jonufrit dhe Borshit, nën hetim 4 persona

27 Qershor 2023, 15:18| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 15:56

  • Share

VLORË- Katër persona janë vënë nën hetim në Vlorë pasi ndërtuan pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit.

Policia e Vlorës thotë se ka vënë nën hetim 3 personapasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente, ndërsa një tjetër pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.

Kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?