VIDEO/ Policia Kufitare bllokon 4 skafe në Sarandë, Vlorë dhe Durrës, gjobiten pronarët! Kishin mungesë dokumentacioni

27 Maj 2023, 12:02| Përditesimi: 27 Maj 2023, 13:32

  • Share

Pak para nisjes së sezonit turistik, duket se policia kufitare ka shtuar kontrollet në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shkodër për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

Së fundmi, përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe i kanë gjobitur drejtuesit e tyre me gjoba që variojnë nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit në bord. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.

Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, janë bllokuar 3 mjete lundruese dhe janë gjobitur me nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord. Po ashtu në Durrës, është bllokuar një mjet lundrues dhe janë ndëshkuar me gjobë 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij,  gjithashtu për mungesë dokumentacioni. Ndërsa në liqenin e Shkodrës, Policisë Kufitare ka bllokuar dhe ka sekuestruar një mjet lundrues skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme.

Policia Kufitare thotë se është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?