EMRAT/ Kishin mbushur makinën plot me kanabis, arrestohet 3 persona në aksin Lezhë-Shkodër

21 Mars 2022, 09:37| Përditesimi: 21 Mars 2022, 09:49

  • Share

LEZHË- Tre persona janë arrestuar në rrugën nacionale Shkodër- Lezhës, pasi janë kapur më kanabis në makinë. Policia e Lezhës ka vënë në pranga Ergys Arrazin, 28-vjeç, Izmir Dervishin, 31-vjeç dhe Durim Mehmedajn, 37-vjeç, të tre banues në Shkodër.

Sipas bluve, bazuar në informacione në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike, me 2 automjete, u finalizua operacioni policor i koduar “Zadrima”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i dy automjeteve. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Izmir Dervishi, policia gjeti dhe sekuestroi 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.  Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin Izmir Dervishin dhe Ergys Arrazin të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.’

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?