Foto ilustruese

Kronikë

Kishin mbjellë lëndë narkotike, 4 të arrestuar në Kavajë, nën hetim kryeplaku i fshatit Golemas! Në pranga edhe një person tjetër në Tepelenë për kultivim kanabisi

2 Korrik 2021, 10:17| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 10:24

  • Share

4 persona janë arrestuar në Kavajë për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka vënë në pranga gjatë operacionit policor të koduar 'Lugina' të arrestuar në flagrance Xhevdet Lika, 58 vjeç, (Tauland Lika 33 vjeç, dhe Pullumb Lika, 24 vjeç vellezër), Ismail Allmeta 29 vjeç. Shpallur ne kerkrim Viskont Hysi 28 vjeç, dhe proceduar penalisht Halit Karaboja, kryeplaku i fshatit Golemas, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën "Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.      

Po ashtu edhe ne Tepelenë janë goditur 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasin A. I., banues në fshatin Lekdush, Tepelenë dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. Zh., banues në fshatin Progonat, Tepelenë, pasi kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në afërsi të banesave të tyre.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?