Foto ilustruese

Kronikë

Kishin mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen nënë e bir në Skrapar, shpallet në kërkim kryefamiljari! Hetohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit

23 Korrik 2021, 09:11| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 09:18

  • Share

BERAT- Nënë e bir janë arrestuar nga policia në Skrapar për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që kryefamiljari është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar Mira Mezinin  52 vjeçe, dhe Qamil Mezinin, 17-vjeç (nënë e bir) si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i 52-vjeçares, Mersin Mezini, të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën rreth 220 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.     

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Dobrenjë, Adriatik Dervishi për veprën penale "Shpërdorim detyre".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?