Foto ilustruese

Kishin kërkuar azil, riatdhesohen 112 shqiptarë nga Franca dhe nga Anglia

27 Nëntor 2020, 13:22| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 14:46

  • Share

TIRANË- 112 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Anglia, si rezultat i 4 operacioneve të kryera.

 Shqiptarët kishin kërkuar azil në këto 2 shtete të Bashkimit Europian, por që i ishte refuzuar për shkak vendi ynë bën pjesë në listën e vendeve të sigurta.

"Vijon bashkëpunimi me homologët, për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javë të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN,  të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa, nëse kanë këtë qëllim. Rruga e vetme është migracioni i ligjshëm", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?