Shqiptari ngjitet në murin e shtëpisë në Itali

Kishin kryer mbi 15 grabitje të objekteve me vlerë 300 mijë euro, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Vidhnin gjatë natës dhe më pas i shisnin (VIDEO)

15 Shkurt 2023, 17:20| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 17:37

  • Share

Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 44 vjeç janë arrestuar në Itali si autorë të 15 grabitjeve të kryera kryesosht në zonën e Versilias. Hetimet nisën në qershor të vitit të kaluar pas denoncimeve të qytetarëve italianë për vjedhje të shumta të kryera në shtëpitë e tyre.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga mediat italiane, grabitjet bëheshin vazhdimisht gjatë natës edhe gjatë kohës kur në shtëpi kishte njerëz, madje edhe fëmijë të pranishëm. Pjesa më e madhe e personave ndaj të cilëve kryheshin vjedhjet, ishin turistë të huaj të cilët merrnin me qira rezidenca për një afat të caktuar.

Mësohet se vlera e sendeve, objekteve dhe mallrave të vjedhur, arrin deri në 300 mijë euro. Vjedhjet përfshinin sende me vlerë, ora prestigjioze (Patek Philippe, Cartier, Rolex etj.), valixhe të mbuluara me lëkurë krokodili me vlerë mijëra euro, këpucë dhe veshje të markës, produkte telefonike. Ajo çfarë ra në sy të autoriteteve italiane është fakti se këto objekte të vjedhura rishiteshin në pika të ndryshme ose dërgoheshin në Shqipëri.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?