Përplasja e makinës së shqiptarëve

Kishin kryer disa grabitje, 3 shqiptarët në Belgjikë përplasin makinën teksa tentonin arratisjen! Policia i ndjek me helikopter, arrestohen dy persona

14 Janar 2023, 19:18| Përditesimi: 14 Janar 2023, 19:23

  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia belge në zonën e quajtur Kortenbergsesteenweg. Ata akuzohen se janë autorët e një sërë grabitjesh të ndodhura në këtë zonë. Mësohet se policia ka qenë në ndjekje të tre personave. Në momentin që këta të fundit kanë kuptuar se po ndiqeshin nga policia, kanë tentuar të arratisen.

Gjatë tentativës për t’u larguar kanë përplasur makinën e tyre dhe më pas janë arrestuar nga policia. Por njëri prej shqiptarëve ka arritur të arratiset.

Sipas mediave të huaja, policia belge ka përdorur helikopteër për të ndjekur shqiptarët,. Në momentin që u kontrollua makina në të cilën ndodheshin, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga të arrestuarit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?