Foto ilustruese

Kishin kopjuar logot e markave të njohura! Sekuestrohen 40 mijë këpucë të falsifikuara në Itali, nëse dilnin në treg do të kushtonin 500 mijë euro

8 Tetor 2022, 12:38| Përditesimi: 8 Tetor 2022, 13:39

  • Share

ITALI - Mbi 40 mijë këpucë të falsifikuara me marka të njohura janë sekuestruar nga policia italiane në Romë. Nëse do të dilnin në treg, do t’i siguronin 3 subjekteve të ardhura me vlerë mbi 500 mijë euro.

Bëhet fjalë për këpucë të markave të njohura si Nike, Adidas, Saucony dhe Balenciaga. Si këpucët, ashtu dhe ambalazhet ishin kryer në mënyrë të ngjashme me origjinalet faë përdorimit të makineriveri profesionale.

Këpucët e sekuestruara ishin ruajtur në një magazinë dhe ishin gati për të hyrë në tregun e zi.

Guardia di Finanza ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pronarët e 3 subjekteve, të dyshuar për futjen dhe tregtimin e produkteve false.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?