Kishin kaluar perimetrin e lejuar, dy fëmijë 10-vjeçar shpëtohen nga mbytja në Sarandë! 8 pushues hidhen në ujë në ndihmë të tyre

8 Gusht 2022, 13:36| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 16:06

  • Share

SARANDË- Dy fëmijë të moshës 10-vjeçare janë shpëtuar nga mbytja në brigjet e Jonit në Sarandë.

Ata po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë. Pushuesit që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që  kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë hedhur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve. 

Një ngjarje e tillë risjellë në vëmendje mungesën e rojeve bregdetare në zonat bregdetare të vendit tonë.  

Report Tv prej kohësh ka raportuar për këtë problematikë, por nuk ka pasur një reagim nga ana e institucioneve, pasi ende sot ka plazhe që kabinat janë bosh. Në të gjitha vijën bregdetare nevojiten 250 vrojtues, por aktualisht janë vetëm 70 persona të certifikuar. “Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit", ka thënë në një deklaratë  ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, mirëpo deri më tani nuk është regjistruar asnjë hetim i nisur ndaj bizneseve.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plazhisti: 08/08/2022 15:03

    Te njejtin problem vura re keto dite edhe ne Durres pikerisht pas ndalimit te mjeteve motorrike, skafeve e gomoneve. Tani femijet filluan te marrin zemer e te largohen nga brigjet pa patur friken kur motorri i ujit i percaktonte kufirin te cilin ai nuk munt ta kalonte nga frika e nje perplasjeje. Thuhet qe cdo e keqe e ka nje te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?