Kishin hyrë ilegalisht nga toka greke dhe qëndronin në stola pa maska dhe pa distancë! Shoqërohen 4 sirianë në Sarandë

14 Mars 2020, 15:22| Përditesimi: 14 Mars 2020, 15:37

  • Share

SARANDE - Policia e Sarandës ka shoqëruar 4 shtetas sirianë në Parkun e qytetit të Sarandës.

Ata mendohet se kanë hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe përveç kësaj, ishin ndalur në parkun e qytetit duke mos respektuar rregullat për mbrojten nga koronavirusi.

Sirianët ishin afruar të gjithë pranë një stoli në park, pa distancë dhe pa maska mbrojtëse. Një efektiv i pajisur me maskë është afruar pranë tyre duke i komunikuar edhe masën ndaj tyre!

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?