Kishin harruar ngrohësen ndezur, digjen plotësisht 3 apartamentet në Memaliaj, 3 të tjerë pjesërisht! S’ka të lënduar

20 Janar, 10:15| Përditesimi: 20 Janar, 11:29

  • Share

Tre apartamente në Memaliaj u dogjën plotësisht si pasojë e një zjarri që ra rreth orës 05:00 të mëngjesit në një pallat në lagjen numër 3 të qytetit, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë dhe shkak mendohet të ketë qenë një pajisje për ngrohje e lënë ndezur gjatë natës.

Ne aksionin e shuarjes se flakëve u angazhuan zjarrfikëset e Memaliajt, Tepelenës dhe Gjirokastrës të cilat bënë të mundur shmangien e rrezikut për apartamentet në katet e tjera. Të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundim të operacionit.

1705741791_gjirokaster.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?