Foto ilustruese

Kishin fshehur 37 doza kokaine në kapakun e lavatriçes, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

28 Nëntor 2023, 20:10| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 20:15

  • Share

Një operacion antidrogë në Itali ka sjellë arrestimin e 2 të rinjve shqiptarë në Romë të cilët janë kapur me lëndë narkotike në banesë.

Gjatë një kontrolli të policisë, në banesën e të rinjve në zonën e Casemones u gjetën 37 doza kokaine me një peshë prej 15 gramësh të fshehura në lavatriçen e banesës.

Policia italiane sekuestroi edhe 2 mijë euro cash që mbanin me vete 2 të arrestuarit, të ardhura që dyshohet se vinin nga vepritmaria e paligjshme e trafdikut të drogës. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë shqiptarë tentuan të largoheshin duke u hedhur nga dritaret e pasme të banesës, por u kapën nga oficerët italianë. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?